Lidhja Shqiptare në Botë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella familjeve Bajraktari dhe Milicaj në New York, me rastin e ndarjes nga jeta të së ndjerës Lisa Milicaj Bajraktari.
Në mesazhin e ngushëllimit, Lidhja Shqiptare në Botë u shpreh solidaritetin dhe mbështetjen familjes në këto momente të vështira dhimbjeje, duke ndarë pikëllimin për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“Lutemi që Zoti t’ju japë forcë, durim dhe ngushëllim, ndërsa kujtimi për Lisën të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Lidhja Shqiptare në Botë ka theksuar se kujtimi për Lisa Milicaj Bajraktarin do të mbetet i paharruar te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që patën nderin ta njohin.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj dhe u prehtë në paqe.
Lidhja Shqiptare në Botë
Nazmi Jakurti, Kryetar
Ja postimi plotë:
Telegram Ngushëllimi
Lidhja Shqiptare në Botë shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella familjeve fisnike Bajraktari dhe Milicaj në New York, me rastin e ndarjes nga jeta të të ndjerës Lisa Milicaj Bajraktari.
Në këto çaste të rënda dhimbjeje, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë pikëllimin për humbjen e njeriut tuaj të dashur. Lutemi që Zoti t’ju japë forcë, durim dhe ngushëllim, ndërsa kujtimi për Lisën të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e dashtën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj dhe u prehtë në paqe.
Me respekt dhe solidaritet,
Lidhja Shqiptare në Botë
Nazmi Jakurti, Kryetar
