AKTUALE

Ali Ahmeti: Lavdi e përjetshme komandantit Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarëve të tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përkujtoi sot 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit Tahir Sinani, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të shquara të luftës për liri dhe një simbol të guximit, qëndresës dhe idealit kombëtar.

Ahmeti kujtoi se në të njëjtën ditë ranë heroikisht edhe Naser Ademi, Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisë Fazliu, të cilët me sakrificën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit tonë.

“Me guximin, përkushtimin dhe flijimin e tyre, ata dëshmuan se liria fitohet vetëm përmes sakrificës dhe vendosmërisë. Vepra e tyre mbetet frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë dhe amanet për ta ruajtur e forcuar lirinë për të cilën dhanë jetën,” theksoi Ahmeti.

Në përfundim, Ali Ahmeti shprehu nderimin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë të rënët në altarin e lirisë, duke porositur se kujtimi dhe vepra e tyre do të mbeten të pavdekshme në ndërgjegjen kombëtare.

Lavdi e përjetshme komandantit Tahir Sinani, bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Ja postimi plotë:

Sot shënojmë 25-vjetorin e rënies heroike të Tahir Sinanit, njërit prej komandantëve më të shquar të luftës sonë për liri. Me guximin, vendosmërinë dhe përkushtimin e tij, ai u bë simbol i qëndresës dhe i idealit kombëtar.

Së bashku me të ranë edhe Naser Ademi, Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisë Fazliu. Me sakrificën e tyre, ata dëshmuan se liria fitohet vetëm me përkushtim dhe flijim.

Sot i kujtojmë me nderimin dhe mirënjohjen më të thellë. Vepra dhe sakrifica e tyre mbeten frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme Tahir Sinanit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

Banner

Related posts

Shaqir Palushi ngre alarmin: Persona mashtrues po abuzojnë me emrin e Fondacionit Frutex & Golden Eagle

Gjyla Halili

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Në garën për president do të dilnim me një kandidat të përbashkët shqiptar, VLEN e prishi marrëveshjen dhe kandidoi Taravarin…

Gjyla Halili

Murtezani në Varshavë në takimin joformal të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të BE-së

Gjyla Halili