Lajme

Memishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet online

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për mërgimtarët, të cilët gjatë këtyre ditëve po vizitojnë komunën për t’u informuar lidhur me gjendjen e tyre administrative, pagesat e tatimit në pronë dhe obligimet e tjera komunale.

Sipas Memishit, interesimi i shtuar i qytetarëve dhe përgjegjësia e treguar ndaj detyrimeve komunale janë dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, duke kontribuar në ndërtimin e një komune më të organizuar, më transparente dhe më të zhvilluar.

Ai bëri të ditur se së shpejti do të funksionalizohen edhe aplikacionet online, të cilat do t’ua lehtësojnë qytetarëve marrjen e shërbimeve komunale, pavarësisht se ku ndodhen.

Në fund, kryetari Memishi falënderoi qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të vazhdohet drejt modernizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Komunës së Tearcës.

Banner

Related posts

Takim lamtumirës mes Camajt dhe ambasadorit të Egjiptit, theksohet partneriteti dypalësh

Admin2

“Gojën time nuk ma mbyll askush”, Mustafa Ademi demanton shpifjet

Admin2

Kancelari gjerman Merz në Tivat: BE-ja duhet të tregojë vullnet politik për zgjerimin

Admin2