AKTUALE

BDI: për festimin me dodikun – falas, për ditën e komuniteteve – 4.500 euro, ndërsa Vlen hesht

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që Qeveria të sqarojë menjëherë pse manifestimi “Ditët e Shën Savës”, ku mysafir kryesor ishte Milorad Dodik, u zhvillua pa pagesë në një institucion shtetëror të kulturës, ndërsa për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve janë faturuar 4.500 euro.

Edhe më skandaloz është heshtja e VLEN-it, partnerit të koalicionit në Qeveri, i cili çdo ditë paraqitet si mbrojtës i barazisë dhe i të gjitha komuniteteve, por nuk thotë asnjë fjalë kur institucionet shtetërore zbatojnë standarde të dyfishta.

Për aktivitet me Dodikun – falas.
Për Ditën e Romëve – 4.500 euro.
Për VLEN-in – heshtje.

A pajtohet VLEN me këtë politikë? A kanë votuar ministrat e tyre për këtë vendim? Dhe a është roli i tyre në Qeveri i reduktuar vetëm në mbulimin e heshtur të çdo padrejtësie?

Institucionet shtetërore të kulturës nuk guxojnë të përdoren sipas afërsisë politike, preferencave etnike apo interesave partiake. Nevojiten kritere të qarta, të barabarta dhe publike për të gjithë.

Banner

Related posts

Mickoski: Duam zgjidhje me një përfundim të qartë, anëtarësimin e RMV-së në BE

Gjyla Halili

Çfarë është ‘skin cycling’, rutina e re e kujdesit për lëkurën pas verës

admin

Daut Haradinaj në gjykatë: Kurti është veteran mashtrues, për të tjerët s’më kujtohet

Gjyla Halili