AKTUALE

Takimi Ahmeti–Lawson, diskutohet për Marrëveshjen e Ohrit dhe perspektivën evropiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, zhvilloi një takim në Kuvend me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Matthew Lawson.Gjatë takimit, Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendit në forcimin e proceseve demokratike, institucioneve dhe marrëdhënieve ndëretnike.Bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, vazhdimin e reformave dhe rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, u ritheksua rëndësia e partneritetit të fuqishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.Ja postimi plotë:Sot, në Kuvend, pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Sh.T.z. Matthew Lawson. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep vendit tonë në forcimin e proceseve demokratike, institucioneve dhe marrëdhënieve ndëretnike.Gjatë takimit biseduam për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, vazhdimin e reformave dhe rrugëtimin evropian të vendit. Njëkohësisht, ritheksuam rëndësinë e partneritetit të fuqishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Banner

Related posts

“Do të mbesin vetëm tentativa”, Ahmeti: Gjuha është e larë me gjak dhe ajo nuk mund të cenohet

Gjyla Halili

Në mars do të ketë edhe një rritje të pagave në shëndetësinë publike

Gjyla Halili

Rama nis vizitën në Japoni, zhvillon disa takime (FOTO)

admin