Lajme

Deputetja Mimoza Musa në EUVP: BE-ja duhet të ruajë kredibilitetin e procesit të zgjerimit

Deputetja e VLEN, Mimoza Musa, në kuadër të European Union Visitors Programme (EUVP), që po zhvillohet në Bruksel dhe Strasburg, realizoi takim me eurodeputetin Vladimir Prebilič, ku në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, Musa theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një aspiratë politike, por një përcaktim strategjik dhe interes i qytetarëve të vendit.

Ajo vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka dëshmuar vazhdimisht përkushtim ndaj reformave, harmonizimit me standardet evropiane dhe ndërtimit të institucioneve demokratike, duke shtuar se tani është koha që edhe Bashkimi Evropian të ruajë kredibilitetin e politikës së zgjerimit, duke e vlerësuar progresin mbi bazën e meritës dhe kritereve të qarta.

Sipas Musës, Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e Evropës dhe integrimi i rajonit nuk paraqet vetëm investim në zhvillimin ekonomik, por edhe garanci për stabilitet, siguri dhe paqe afatgjatë në të gjithë kontinentin.

Deputetja e VLEN-it theksoi gjithashtu se mbështetja, këshillat dhe përvoja e eurodeputetit Vladimir Prebilič përbëjnë një vlerë të shtuar në rrugëtimin eurointegrues të vendit.

\”Besoj se përmes dialogut, bashkëpunimit dhe vendosmërisë do ta afrojmë edhe më shumë Maqedoninë e Veriut drejt vendit që i takon natyrshëm në familjen evropiane\”, u shpreh Musa.

https://www.facebook.com/share/p/1DN37JwnuV/

Banner

Related posts

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

Admin2

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 me 1.000 persona në bord, anija devijohet drejt portit të Lavrios

Admin2

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë zjarr në mes të turmës, 12 të plagosur

Admin2