Lajme

Peter Magyar i vendos ultimatum presidentit të jap dorëheqje

Kryeministri hungarez Peter Magyar ka bërë të ditur se afati i dhënë për dorëheqje ndaj presidentit të vendit skadon në mesnatë, duke paralajmëruar hapa të mëtejshëm nëse kërkesa nuk realizohet.

“Afati për dorëheqje përfundon sonte në mesnatë. Të hënën në ora 08:00 të mëngjesit do të vizitoj Presidentin e Republikës, Tamás Sulyok, së bashku me ministrin e Drejtësisë”, thuhet në mesazhin e publikuar prej tij.

Deklarata vjen në një moment tensionesh politike, ndërsa mbetet të shihet nëse deri në skadimin e afatit do të ketë zhvillime të reja. Takimi i paralajmëruar me presidentin pritet të tërheqë vëmendjen e opinionit publik dhe të japë sinjale për hapat e ardhshëm politikë.

Banner

Related posts

“I ka pa tre të vdekur” – Qytetari tregon momentin ku tre kosovarët u gjeten të vdekur nga aksidenti në Maqedoni

Admin2

Shën Naumi, pse dhe si i’u dha Jugosllavisë?

Admin2

Ministri i Kulturës Zoran Lutkov largohet i pari nga Qeveria

Admin2

Leave a Comment