Bashkimi Demokratik për Integrim u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën mbarëkombëtare kundër vendimit jokushtetues dhe joligjor që kthen emërtimet e të së kaluarës jugosllave, përfshirë edhe emrin “Marshall Tito”, në qendër të Tetovës.
Kjo protestë nuk është vetëm e BDI-së. Kjo është protestë e çdo qytetari që nuk pajtohet me vendime absurde, të cilat pas 19 vitesh shfuqizojnë një vendim të miratuar me konsensus ndërmjet bashkësive etnike dhe që ka prodhuar pasoja juridike e faktike për gati dy dekada.
Gjykata Kushtetuese mori vendim pa e vërtetuar plotësisht gjendjen faktike dhe pa e nxjerrë në dritë dokumentacionin e plotë të Komunës së Tetovës nga ajo periudhë.
Prandaj, të shtunën, më 11 korrik 2026, në ora 20:00, nga Sheshi Iliria deri te Komuna e Tetovës, bashkohemi për të thënë fuqishëm:
MOS E LE PA DALË! HISTORIA NUK ABROGOHET! EDHE RRUGËT FLASIN SHQIP
