Sporti Shkollor Istikball U15 triumfon në turneun ndërkombëtar të futbollit “Vllaznimi Cup” në Durrës. Skuadrat nga Tetova Sportishkollor Istikball dhe Kf Renova dhuruan spektakël në finalen e kupës së futbollit në Durrës.
Sporti Shkollor *Istikball U15* ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampion i turneut të njohur të futbollit *”Vllaznimi Cup”*, që u zhvillua në Durrës të Shqipërisë.
Në këtë turne, i organizuar nën kujdesin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, morën pjesë mbi *1.600 talentë të rinj* nga kategori të ndryshme moshash, me ekipe nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit. Nga Tetova garuan pesë skuadra cilësore: *KF Renova, KF Drita, Sporti Shkollor Istikball, Goall Fit Academy* dhe *ASS United*.
Skuadra e drejtuar nga *prof. Habil Livoreka* dhe trajneri *Hakan Mustafa* ishte e vetmja që e solli trofeun e kampionit në Tetovë, duke kurorëzuar një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë turneut.
Finalja dhuroi një derbi tetovar mes *Istikballit* dhe *KF Renovës*. Koha e rregullt përfundoi pa gola (0:0), ndërsa fituesi u vendos nga penalltitë, ku futbollistët e Istikballit treguan më shumë qetësi dhe saktësi, duke ngritur trofeun e kampionit.

Suksesi i Istikballit u plotësua edhe me çmimet individuale, të cilat dëshmuan dominimin e skuadrës në këtë turne:
* *Leart Salihi* – Golashënuesi më i mirë i turneut.
* *Omer Ramadani* – Lojtari më i mirë i turneut.
* *Ermal Fejzuli* – Portieri më i mirë i turneut.
Ky triumf merr një rëndësi edhe më të madhe pasi Sporti Shkollor Istikball mori pjesë për të pestin vit radhazi në “Vllaznimi Cup”, duke dëshmuar vazhdimësinë e punës, përkushtimin dhe mentalitetin fitues që e karakterizon këtë ekip.
Ky trofe është një tjetër dëshmi se Sporti Shkollor Istikball vazhdon të edukojë dhe zhvillojë talente të futbollit shqiptar, me një objektiv të qartë në çdo garë: *fitore, zhvillim dhe trofe*.
