SPORT

Manchester United barazon nw “Old Trafford” me Leeds United

Manchester United-Leeds United e mbyllën në barazim takimin e prapambetur të raundit të tetë të Premierligës.

Sfida u mbyll me barazimin 2-2.

Ishin mysafirët ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar me Gnonto në minutën e parë, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e Leeds.

Një autogol i Varane në minutën e 48’ e thelloi edhe më tej diferencën e takimit.

“Djajtë e Kuq” tentuan të reagonin dhe në minutën e 62-të Rashford gjeti rrugën drejt rrjetës, duke rihapur sfidën.

Ndërsa tetë minuta më pas Sancho barazoi për ekipin e Ten Hag, duke dalë me një pikë nga kjo sfidë.

Pas këtij takimin Manchester United qëndron në vend të tretë me 43 pikë, teksa Leeds ngjitet në vend të 16-të me 19 pikë.

Banner

Related posts

“Arratisje e artë”, Mancini bëhet sheik, 90 mln euro për 3 vite, La Gazzetta e nxjerr “zbuluar”

admin

Nuk ka fitues në Atlanta, Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në një barazim që nuk i shërben askujt

Admin2

Ramadani i mërzitur, por edhe krenar

admin

Leave a Comment