AKTUALE

Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me ftesë të Sh.T.Z. Gregor Presker, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Sllovenisë dhe Ditës së Forcave të Armatosura të Sllovenisë.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Ahmeti riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Sllovenisë në mbështetjen e proceseve demokratike, integrimit evropian dhe forcimit të stabilitetit në rajon.

Me këtë rast, Ahmeti përcolli urimet e tij më të sinqerta për popullin dhe institucionet e Republikës së Sllovenisë, duke u dëshiruar përparim, mirëqenie dhe suksese të mëtejshme.
Pritja solemne mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të jetës publike, duke shërbyer si një mundësi për forcimin e lidhjeve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Banner

Related posts

Dekretimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë, PDK: Presidentja dhe Qeveria shkelën për herë të dytë Kushtetutën

admin

Klan Debat: Bytyqi – më 2029 mund të zgjidhet Presidenti shqiptar!

Gjyla Halili

Shoqata ” Jehona e Malësisë” propozon Nik Gjonaj për kandidat të ri për ekzekutivin e qarkut të Oakland

Gjyla Halili