AKTUALE

Akademi solemne “Heronjtë e heshtur të UÇK-së”, Ali Ahmeti uron veprimtarin e shquar Azgan Haklaj për dekoratën e merituar nga SHVL – UÇK.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar veprimtarin e shquar Azgan Haklaj për dekoratën e merituar nga SHVL-UÇK.

“Kjo akademi, e para e këtij lloji, iu kushtua veprimtarit të shquar dhe atdhetarit të madh, Azgan Haklaj, njëri prej figurave më të ndritura që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin dhe dinjitetin tonë kombëtar”- ka shkruar Ahmeti.

Ja postimi i plotë:

Heronjtë nuk harrohen kurrë!

Sot në Tetovë nën organizimin e SHVL të UÇK-së, u mbajt një akademi solemne kushtuar heronjve të heshtur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, atyre që pa zë, por me zemër të madhe, dhanë gjithçka për çështjen kombëtare – deri në vetëflijim.

Kjo akademi, e para e këtij lloji, iu kushtua veprimtarit të shquar dhe atdhetarit të madh, Azgan Haklaj, njëri prej figurave më të ndritura që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Lavdi të përjetshme heronjve të heshtur!
Nderim për Azgan Haklajn dhe të gjithë bashkëveprimtarët e tij!

Banner

Related posts

VLEN i del në krah Mickoskit, UÇK-së i kthen shpinën

Gjyla Halili

E kujt është Aleanca? – Xhelili: Nën drejtimin e Taravarit, ASH-ja është radhitur si forca e dytë politike shqiptare në vend

Gjyla Halili

Mickoski: Pjesëmarrja masive përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rethin e dytë të zgjedhjeve

Gjyla Halili