AKTUALE

Bujar Osmani: “Ditë e zezë për shqiptarët, Tito u rikthye në Tetovë”

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit mbi emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj identitetit shqiptar.

“Ditë e zezë për shqiptarët. Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke rikthyer emrin ‘Marshal Tito’ në vend të sheshit ‘Iliria’”, ka shkruar Osmani.

Sipas tij, ky vendim përfaqëson “një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptar”, “një tjetër plagë mbi të ardhmen e përbashkët” dhe “një tjetër hap prapa për këtë vend”.

Osmani ka drejtuar kritika edhe ndaj udhëheqjes lokale në Tetovë, duke deklaruar se rikthimi i emërtimeve të vjetra ka ndodhur gjatë qeverisjes aktuale komunale dhe të koalicionit VLEN.

“Në fund, Bilall Kasami duhet të jetë i lumtur. Dikur shkruante poezi për Titon. Sot, Tito u kthye në Tetovë gjatë qeverisjes së tij dhe VLEN-it. Shqiptarët nuk do ta harrojnë”, thuhet në reagimin e Osmanit.

Reagimi i nënkryetarit të BDI-së vjen në kohën kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar debat të gjerë politik dhe reagime të shumta në opinionin publik.

Ja postimi plotë:

DITË E ZEZË PËR SHQIPTARËT.

Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke rikthyer emrin “Marshal Tito” në vend të sheshit “Iliria”.

Një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptar.
Një tjetër plagë mbi të ardhmen e përbashkët.
Një tjetër hap prapa për këtë vend.

Në fund, Bilall Kasami duhet të jetë i lumtur. Dikur shkruante poezi për Titon.

Sot, Tito u kthye në Tetovë gjatë qeverisjes së tij dhe VVLEN-it.

Shqiptarët nuk do ta harrojnë.

Banner

Related posts

BDI Tetovë: Bilall Kasami dhe kabineti i tij kanë shpenzuar nga 800 euro në ditë

Gjyla Halili

Nën-dega e BDI-së Veleshtë  zgjedh Shtabin e saj zgjedhor

Gjyla Halili

Izet Mexhiti viziton panairin e Librit: Të mburremi për librat e shkruara, të krenohemi me faqet e lexuara

admin