Nënkryetari i Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka theksuar se në diskutimet për regjistrin zgjedhor, vëmendja e tij ishte e përqendruar te pozita e diasporës, jo vetëm sa i përket pjesëmarrjes së saj në zgjedhje, por edhe të drejtës së saj dhe të pasardhësve për shtetësi.“Dje, kur folëm për regjistrin zgjedhor, në qendër të vëmendjes sime ishte pozita e diasporës, jo vetëm për pjesëmarrjen në zgjedhje, por për të drejtën e tyre dhe të trashëgimtarëve të tyre në shtetësi”, ka deklaruar Camaj.Ai ka nënvizuar se vendbanimi në një shtet tjetër apo posedimi i një shtetësie tjetër nuk duhet të cenojë të drejtën e shtetësisë së trashëguar.“Vendbanimi tjetër apo shtetësia tjetër nuk guxojnë të vënë në pikëpyetje shtetësinë e trashëguar”, është shprehur ai.Sipas Camajt, diaspora përbën një pjesë të rëndësishme të shoqërisë dhe duhet të ketë të garantuara të drejtat e saj, duke përfshirë ruajtjen e lidhjes juridike dhe identitare me vendin e origjinës.Ja postimi plotë:Dje, kur folëm për regjistrin zgjedhor, në qendër të vemendjes sime ishte pozita e diasporës, jo vetëm për pjesëmarrjen në zgjedhje, por për të drejtën e tyre dhe të trashëgimtarëve të tyre, në shtetësi…
-Vendbanimi tjetër, apo shtetësia tjetër, nuk guxojnë të bienë në pyetje shtetësinë e trashëguar…
