AKTUALE

Mexhiti: Nuk rra një qeveri me 61 deputetë, e si mund të bie një shumicë që është me ⅔ e deputetëve!

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në Pikë Podcast kërkesën e opozitës shqiptare për zgjedhje të reja e ka quajtur të pakuptimtë, pasi që sipas tij si asnjëherë më parë qeveria aktuale ka shumicë prej ⅔ e votave.

Opozita shqiptare e cila ka qenë në pozitë gjatë kohë assesi të pajtohet me faktin që nuk janë pjesë e kësaj qeverie. Ka një rregull në demokraci që 100 ditët e para i jepet mundësi qeverisë së re derisa të pozicionohet, etablohet, e pastaj fillon ajo fushata më e egër, diçka që këta nuk e kanë respektuar. Prej viteve të 90-ta deri sot nuk ka pasur qeveri me 78 deputetë, ku dita ditës do të kalon edhe 80-shin. Ju e dini që 4 vitet e kaluara qeveria ka qenë në këmbë të qelqta, me 61 deputetë dhe nuk rra, dhe tash si mund të bie një shumicë që është me ⅔ e numrit të deputetëve”, ka deklaruar Mexhiti.

Banner

Related posts

“Liqeni i vdekjes”, aty ku shpendët kthehen në gur

admin

Kryetari Fatmir Dehari i dhuron flamur gjigant Xhamis Kërçova në Zvicër

Gjyla Halili

Në Ministrinë e Energjetikës, paga mesatare neto është 105.628 denarë

Gjyla Halili