Lajme

Me angazhimin e Samet Bislimit dhe NPK “Tetova”, rregullohet oborri i çerdhes “Rinia

Oborri i çerdhes IPKKF “Rinia” në lagjen Potok të Tetovës është rregulluar dhe sistemuar, në kuadër të aktiviteteve për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike.

Ky intervenim është realizuar me angazhimin e drejtorit të NPK “Tetova”, Samet Bislimi, dhe ekipeve të ndërmarrjes, me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për fëmijët.

Nga NPK “Tetova” theksojnë se kujdesi për gjelbërimin dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e institucioneve publike mbetet një nga prioritetet kryesore, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

“Rinia” në Potok tashmë ka një oborr më të rregulluar dhe më funksional, në shërbim të fëmijëve dhe stafit të çerdhes, ndërsa aktivitetet për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera të qytetit.

Banner

Related posts

27 vjet nga transformimi i UÇK-së

Admin2

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit Sahit Jashari: Lavdi jetës dhe veprës së tij

Admin2

VLEN: BDI duhet të tregojë se në xhepat e kujt përfunduan fondet e BE-së për kanalizimin në Kërçovë

Admin2