AKTUALE

Ali Ahmeti nga Kumanova: Vetëm të bashkuar mund të arrijmë fitore të reja

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Kumanovë, ku theksoi rëndësinë e unitetit, organizimit dhe vazhdimësisë së angazhimit politik në funksion të realizimit të objektivave programore dhe kombëtare.Gjatë fjalimit të tij, Ahmeti vlerësoi kontributin e themeluesve dhe veprimtarëve të BDI-së ndër vite, duke nënvizuar se sakrifica dhe përkushtimi i tyre kanë vendosur themelet e suksesit dhe të rrugëtimit politik të subjektit.Një moment i veçantë i kuvendit ishte emërimi i anëtarëve të Komitetit të Veteranëve, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar në proceset politike dhe kombëtare. Ahmeti theksoi se përvoja e veteranëve mbetet një vlerë e pazëvendësueshme dhe një udhërrëfyes për gjeneratat e reja.Ai shprehu falënderim të veçantë edhe për nëndegët dhe këshillat vendorë, duke i cilësuar si shtyllat kryesore të organizimit partiak dhe lidhjen më të fortë me qytetarët.Në përmbyllje, Ahmeti bëri thirrje për unitet, mobilizim dhe angazhim të përbashkët, duke theksuar se vetëm të bashkuar mund të arrihen fitore të reja dhe të mbrohen interesat e qytetarëve.“Bashkë do të vazhdojmë misionin tonë, më të vendosur se kurrë drejt sukseseve dhe fitoreve të reja,” u shpreh Ahmeti.Ja postimi plotë:Sot pata nderin të marr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Kumanovës, një moment i rëndësishëm që konfirmoi fuqinë organizative dhe pjekurinë politike të strukturave tona.Kuvend që dëshmoi forcën e organizimit tonë dhe vlerat mbi të cilat ndërtojmë rrugëtimin tonë politik.E kaluara jonë, ku çdo themelues i BDI-së, ka lënë gjurmë në historinë kombëtare është themeli mbi të cilin ndërtohen fitoret tona politike.Emërimi i anëtarëve të Komitetit të Veteranëve është një vlerësim i merituar për kontributin dhe sakrificën e tyre ndër vite. Përvoja e tyre mbetet aset i çmuar dhe udhërrëfyes për gjeneratat që vijnë.Falënderim i veçantë për nëndegët dhe këshillat vendorë, të cilët janë shtylla kryesore e organizimit tonë dhe garancia më e fortë e lidhjes sonë me qytetarët.Besoj fuqishëm se vetëm përmes unitetit të palëkundur, disiplinës organizative dhe angazhimit të përbashkët do të arrijmë të forcojmë pozicionin tonë politik dhe të mbrojmë interesat e qytetarëve që përfaqësojmë.#BASHKË do të vazhdojmë misionin tonë, më të vendosur se kurrë drejt fitoreve të reja.

Banner

Related posts

Anëtarësimi në NATO, VMRO e LSDM akuzojnë njëra tjetrën

Gjyla Halili

BDI: Stoilkoviqi ka shndërruar Ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna

Gjyla Halili

MBLEDHJA E DYTË E PËRGJITHSHME E SHOQËRISË “LËVIZJA”

Gjyla Halili