AKTUALE

VIZITA E PARË ZYRTARE E LPK-SË NË SHQIPËRI DHE FILLIMI I RRUGËS SË LUFTËS ÇLIRIMTARE

35 nga vizita në Shqipëri!
Me vendim të Komitetit Drejtues të LPK-së, për të udhëtuar zyrtarisht në Shqipëri, për përgaditje të fillimit të luftës ushtarake e çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të saja!
Ngjarja zhvillohej në bazë të planit të hartuar nga Komiteti Drejtues i LPK-së!

Kjo vizitë bëhej, pasi në Konferencën e Dytë të Jashtëzakonshme të OMLK dhe të LPK-së, të mbajtur më 4 shkurt 1991 te Mulliri në Prapashticë të Prishtinës, ishin hedhur themelet e fillimit të përgatitjes së luftës së armatosur çlirimtare të shqiptarëve, kundër Jugosllavisë pushtuese!

Ashtu sikur tashmë është e njohur rruga, më 9 Qershor të vitit 1991, me Arif Seferin u takuam në Stacionin e Autobusëve në Preshevë!

Deri në Stacionin e Autobusëve në Preshevë, nga Gjilani, me veturë Lada Karavan ngjyrë e bardhë, më ka dërguar shoku e bashkeveprimtari im e Kryetari i Këshillit të Rrethit të Gjilanit dhe Anamoravës të LPK-së, Heroi i Kombit Xhevat Qerimi!

Arif Seferi ka ardhur me një shoqërues të tij me veturë Opel ngjyrë hiri nga Kumanova, me emrin Bajram Çolla, dhe më kanë marrë në Stacionin e Autobusëve në Preshevë dhe kemi fillhr udhëtimin, fillimisht për në Kumanovë, e pastaj kemi vazhduar për në Shqipëri, në linjën, Shkup, Tito Veles, Manastir, Follorinë(Greqi), Kapshticë, Korçë, Elbasan, Qafë Krabe dhe Tiranë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Qershor 2026!

Banner

Related posts

Zëri i ndërgjegjes shqiptare

Gjyla Halili

Kurti me standarde të dyfishta, në Maqedoni të Veriut kërkon që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtuese, ndërsa të njëjtën në Kosovë e sulmon

Gjyla Halili

Përkujtohet Abdilaqim Ademi në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta, Grubi: Me krenari kujtojmë veprën dhe kontributin e tij

admin