Sipas burimeve ekskluzive të Gazeta Journal, kompania e Jared Kushner, dhëndër i Presidentit amerikan Donald Trump, po planifikon të tërhiqet plotësisht nga investimi i saj në ishullin e Sazanit.
Burime të afërta me projektin kanë konfirmuar se vendimi për tërheqje është marrë dhe se fondet do të ridrejtohen drejt një destinacioni tjetër turistik luksoz: ishullit grek të Mykonos.
Gazeta Journal mëson se autoritetet greke kanë ofruar kushte speciale dhe incentiva atraktive për investitorët e huaj, duke e bërë Mykonos-in një destinacion shumë më të favorshëm në krahasim me Sazanin. Detajet e sakta të marrëveshjes pritet të zbardhen në orët apo ditët në vijim.
Ky zhvillim vjen pas muajsh spekulimesh rreth planeve të investimit të Kushner në Shqipëri, të cilat kishin ngjallur debat të madh publik dhe politik dhe protesta të pa kuptimta. Projekti në Sazan ishte paralajmëruar si një investim i madh turistik, por duket se ka hasur në vështirësi që e kanë çuar kompaninë drejt një alternative greke.
Detaje ekskluzive pritet të publikohen nesër nga burimet e Gazeta Journal.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm që mund të ketë ndikim jo vetëm në marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-SHBA, por edhe në garën rajonale për investime të huaja në turizmin e lartë.
Artikulli do të përditësohet sapo të kemi më shumë informacione zyrtare/Gazeta Journa/
