AKTUALE

Nikollë Camaj i dorëzoi Papa Leonit XIV ftesën për vizitë në Mal të Zi dhe i dhuroi fanellën e Deçiçit

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, mori pjesë sot në Audiencën e Përgjithshme të Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV, të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.Pas audiencës, Camaj pati një takim të shkurtër me Atin e Shenjtë, të cilit, në emër të Kuvendit të Malit të Zi, i dorëzoi ftesën zyrtare për të vizituar Malin e Zi. Me këtë rast u theksua se kjo do të ishte vizita e parë e një pape në Mal të Zi.Gjatë takimit të përzemërt u shkëmbyen edhe dhurata protokollare. Ndër të tjera, nënkryetari Camaj i dhuroi Papa Leonit XIV edhe fanellën e klubit futbollistik Deçiç, si një simbol i sportit dhe krenarisë së Tuzit.Në vazhdim të vizitës, nënkryetari Camaj u takua me nënsekretarin për marrëdhëniet me shtetet të Selisë së Shenjtë, mons. Mihaiță Blaj.Gjatë bisedës u konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë, të bazuara në respekt të ndërsjellë, dialog dhe bashkëpunim.

Banner

Related posts

Asgjë e re prej VMRO-së: Krijo situatë të nderë me fqinjët, dhe fajëso të tjerët!

admin

BFI me reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e themelimit të Medresesë “Isa Beu”

Gjyla Halili

Çobi: DPS deklaron se ulqinakët janë malazezë, a do të reagojnë partitë shqiptare që janë me ta në pushtet lokal?

Gjyla Halili