AKTUALE

Studentët e Kosovës paralajmërojnë protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Studentët e Kosovës kanë bërë thirrje për protestë paqësore para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, duke kërkuar mbrojtjen e së drejtës së përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas thirrjes, protesta synon të ngrejë zërin kundër, siç thuhet, cenimit të përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës dhe në provime të tjera shtetërore.

Organizatorët kanë ftuar studentë, organizata studentore, shoqëri civile dhe qytetarë që t’i bashkohen protestës paqësore, e cila do të mbahet më 5 qershor, në orën 14:00.

Banner

Related posts

BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike që na bën bashkë në rrugën e qëllimeve për jetë më cilësore

admin

Vlen në Prekazin e Jasharajve

Gjyla Halili

VMRO-ja kërkon ndihma për Bujar Osmanin, vendos kuti për ndihma para MPJ-së

Gjyla Halili