AKTUALE

BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike që na bën bashkë në rrugën e qëllimeve për jetë më cilësore

Bashkimi Demokratik për Integrim e cilëson si hap historik lëshimin në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë me një pikë të vetme kontrolli (One Stop Shop).

Ky model funksionimi është reflektim i një qasje progresive nga të dyja shtetet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore përmes thjeshtësimit të procedurave burokratike dhe lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.

Sistemi i këtillë i realizimit të kontrollit kufitar është edhe një premtim i realizuar nga programi ynë për të eleminuar kolonat e gjata, për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe në sferën e turizmit.

Ky projekt bashkë me projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorin 8 do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kapaciteteve operative të kompanive dhe në përgjithësi do të ndikojë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendeve tona.

Mirëqenia e përbashkët është e mundur vetëm kur ia lehtësojmë njëri – tjetrit, kur mendojmë dhe veprojmë bashkë pa barriera në rrugën e zhvillimit të përbashkët.

Bashkimi Demokratik për Integrim si pjesë e koalicionit qeverisës mbetet e përkushtuar për implementimin e këtij modeli bashkëkohor edhe në të gjitha vendkalimet tjera kufitare me fqinjtë tanë.

Na duhet bashkim në rrugën e tejkalimit të sfidave dhe përmbushjes së qëllimeve për jetë më cilësore.

Bashkimi Demokratik për Integrim

Banner

Related posts

Milan shënjestron dy superyje nga kampionati Francez

Gjyla Halili

Zbulohet një depo karburanti pranë diskotekës “Puls” – MPB po heton praninë e naftës

Gjyla Halili

Nevzadi: Banorët e Çairit i paguajnë mbi 5000.000 euro në vit për mirëmbajtjen e parqeve dhe gjebrimit!

Gjyla Halili

Leave a Comment