AKTUALE

619 mijë euro për bujqësinë, Gjelaj: Po ndërtojmë perspektivë më të mirë për fermerët

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, mori pjesë në debatin publik mbi Agrobuxhetin e Komunës së Tuzit për vitin 2026, i cili u mbajt në Kuvendin e Komunës së Tuzit.Gjatë debatit u prezantuan masat dhe programet e parapara për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, me theks të veçantë në përkrahjen e fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit bujqësor në Malësi.Me këtë rast, kryetari Gjelaj theksoi rëndësinë e investimeve në bujqësi, duke vlerësuar se ky sektor mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës.Agrobuxheti për vitin 2026, në vlerë prej 619 mijë eurosh, paraqet një rekord për Komunën e Tuzit dhe një mbështetje të rëndësishme për fermerët dhe prodhuesit vendorë. Sipas Gjelajt, ky buxhet dëshmon përkushtimin e pushtetit lokal për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e potencialit ekonomik të Malësisë.Ai gjithashtu ftoi qytetarët, fermerët dhe grupet e interesit që të japin kontributin e tyre përmes debatit publik, në mënyrë që programet e planifikuara të reflektojnë sa më mirë nevojat e sektorit bujqësor.

Banner

Related posts

Përkujtohet Abdilaqim Ademi në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta, Grubi: Me krenari kujtojmë veprën dhe kontributin e tij

admin

VMRO-DPMNE: Kocevski është mburoja politike e LSDM-së dhe BDI-së – drejtësia është peng i tij

Gjyla Halili

Vazhdon debati publik për ndryshime ligjore për siguri më të madhe në komunikacion

Gjyla Halili