AKTUALE

REISUL ULEMA NË NGUSHËLLIME TE HOXHË ENVER EF. AZIZI, IMAM NË MATEÇ

Më 19.11.2025, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai bashkë me stafin e Rijasetit vizitoi familjen Azizi në fshatin Mateç për t’i shprehur ngushëllimet e tij Imam Enver ef. Azizit, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij.

Reisul Ulema, në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin e tij personal, shprehu ngushëllimet më të sinqerta, duke i dëshiruar familjes durim të palëkundur, ndërsa të ndjerit i uroi që Allahu ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhennetin e amshueshëm.

Ai theksoi se ngushëllimi është obligim fetar dhe institucional, veçanërisht kur bëhet fjalë për një imam të përkushtuar si Hoxhë Enver ef. Azizi, i cili me devotshmëri e përgjegjësi kryen misionin e shenjtë të imamit dhe njëkohësisht është anëtar i Kuvendit të Bashkësisë Fetare Islame.

Njëherit, Reisul Ulema shprehu falënderime për prezencën e Kryetarit të Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, si dhe referentëve të Myftinisë së Kumanovës, H. Abdulhamit Fejzuli dhe Umej Fejzuli.

Zoti i bekoftë!

Banner

Related posts

Në rajonin e Tetovës gjithsej 188.329 qytetarë me të drejtë vote

Gjyla Halili

Reshjet e borës në disa zona të Shqipërisë, Mbrojtja Civile: Po punohet për të mbajtur hapur akset rrugore

Gjyla Halili

MYFTIU I TETOVËS MER PJESË NË EVENTIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Gjyla Halili