AKTUALE

Njomza Shaqiri dorëhiqet nga të gjitha strukturat e ASH-së

Anëtarja e Kuvendit dhe e Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët (ASH), Njomza Shaqiri nga Gostivari ka njoftuar sot shkëputjen përfundimtare nga të gjitha funksionet dhe aktivitetet brenda këtij subjekti politik, duke cituar si arsye “fraksionimin kronik” që ka përfshirë partinë.

Postimi i plotë i Njomza Shaqirit:

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Aleancës për Shqiptarët,

Pas 11 viteve rrugëtim të pandalur, me plot sakrifica dhe angazhim të sinqertë në çdo betejë politike, ju njoftoj që nga sot ndërpres çdo aktivitet dhe funksion brenda strukturave të Aleancës për Shqiptarët.

Ky largim vjen si rrjedhojë e mbrojtjes së parimeve të mia njerëzore dhe politike. Ajo që duhej të ishte ASH-ja e unitetit, sot është përfshirë nga një fraksionim kronik.

Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin e sinqertë ndër vite!”, ka shkruar Njomza Shaqiri. (INA)

Banner

Related posts

Visar Ganiu:Nxënësit dhe shkollat e Çairit edhe njëherë na bënë krenarë

admin

Deputeti i VV-së kërkon qasje në shpenzimet për rezervat shtetërore pas raportimeve se u kryen pagesat e nuk erdhi malli

admin

Pendarovski në takim me pjesëmarrësit në programin për mobilitet rajonal të hetuesve dhe aktivistëve të rinj

Gjyla Halili