AKTUALE

Vazhdojnë konvertimet në fenë katolike në Kosovë, vetëm sot rreth 100 persona, mes tyre edhe ish-rektori i UP’së

Trendi i konvertime nga feja islame në atë katolike, po vazhdon të jetë në rritje.

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë kthyer në fenë katolike.

Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.

“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator 2024, në zemër të Alpeve të Rugovës, e kryen obligimin më të shenjtë kombëtarë, duke e rikthyer në jetën tonë, lavdinë e dikurshme të të parëve tanë’, ka shkruar Arbër Gashi për konvertimin e Mujë Rugovës.

Sipas burimeve të TV Arbëria pritet që në ditët në vazhdim të ketë konvertime edhe nga qytetet e tjera, Peja, Deçani, Malisheva, Drenasi, Klina dhe Gjakova.

Banner

Related posts

Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë

Gjyla Halili

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

admin

Kosova hedh poshtë të pavërtetat e Vuçiqit në fjalimin në OKB

admin