AKTUALE

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” Michigan: Bashkimi politik i shqiptarëve forcon përfaqësimin kombëtar

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan ka përshëndetur bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi – Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit Nacional të Shqiptarëve dhe Alternativës Shqiptare – në një subjekt të përbashkët politik, Forumin Shqiptar.

Përmes një deklarate zyrtare, shoqata e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje me rëndësi të veçantë për shqiptarët në Mal të Zi, duke theksuar se bashkimi dëshmon se uniteti, bashkëpunimi dhe përgjegjësia kombëtare janë rruga më e sigurt drejt mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve.

“Ky bashkim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi. Vetëm të bashkuar mund të mbrojmë më mirë interesat tona kombëtare, të sigurojmë përfaqësim më të denjë institucional dhe të kontribuojmë në zhvillimin e trojeve tona,” thuhet në deklaratë.

Shoqata “Malësia e Madhe” vlerësoi se në kushtet e sfidave politike, ekonomike dhe shoqërore me të cilat përballen shqiptarët, nevoja për një zë të përbashkët dhe të fuqishëm mbetet jetike.

Më tej, shoqata shprehu besimin se Forumi Shqiptar do të shërbejë si një platformë e përkushtuar për mbrojtjen e interesave kombëtare, duke vendosur të mirën e shqiptarëve mbi çdo dallim politik apo personal.

Në përfundim të deklaratës, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan uroi që fryma e bashkimit të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen, përmes përfshirjes së subjekteve të tjera politike shqiptare në Mal të Zi, në shërbim të interesave kombëtare dhe të brezave që do të vijnë.

Ja postimi plotë:

Deklaratë nga Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”Michigan.

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” Michigan, përshëndet dhe vlerëson lart bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi – Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit Nacional të Shqiptarëve dhe Alternativës Shqiptare – në një subjekt të përbashkët politik, Forumin Shqiptar.

Ky bashkim përbën një ngjarje të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi dhe një dëshmi se uniteti, bashkëpunimi dhe përgjegjësia kombëtare janë rruga më e sigurt drejt avancimit të të drejtave dhe interesave të popullit shqiptar. Në një kohë kur shqiptarët përballen me sfida të ndryshme politike, ekonomike dhe shoqërore, nevoja për një zë të përbashkët dhe të fuqishëm është më e madhe se kurrë.

Si shoqatë që për dekada ka punuar për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturës, gjuhës dhe traditave shqiptare, ne e shohim këtë bashkim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të faktorit shqiptar në Mal të Zi. Vetëm të bashkuar mund të mbrojmë më mirë interesat tona kombëtare, të sigurojmë përfaqësim më të denjë institucional dhe të kontribuojmë në zhvillimin e trojeve tona.

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” shpreh besimin se Forumi Shqiptar do të jetë një platformë që do të punojë me përkushtim për të mirën e shqiptarëve, duke vendosur interesin kombëtar mbi çdo dallim politik apo personal. Ky bashkim duhet të shërbejë si frymëzim për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, se uniteti është çelësi i suksesit dhe i përparimit.

Urojmë që kjo frymë bashkimi të vazhdojë dhe të forcohet, edhe me bashkangjitjen e partive të tjera shqiprare në Mal të zi në të ardhmen, në shërbim të brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë.

Me respekt,

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”
Michigan, SHBA 🇦🇱🇺🇸

Banner

Related posts

Miratohet Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme – edukimi parafillor bëhet i obliguar

admin

Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Gjyla Halili