AKTUALE

Gjokaj priti ministrat nga Franca, Gjermania dhe Mali i Zi në WB3C

Sekretari Shtetëror pranë Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi, Naim Gjokaj, priti në ambientet e Qendrës së Kapaciteteve Kibernetike për Ballkanin Perëndimor (WB3C) në Podgoricë Ministrin e Deleguar të Republikës së Francës për Evropën, Benjamin Haddad, Ministrin e Shtetit për Evropën pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Gunther Krichbaum, si dhe Ministren e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorčević.

Gjokaj tha se vizita e zyrtarëve të lartë evropianë konfirmon rëndësinë e WB3C-së si një platformë kyçe për bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë kibernetike dhe dëshmon mbështetjen e fuqishme të partnerëve evropianë për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, u theksua se se Podgorica po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një qendër rajonale e ekspertizës kibernetike, ku bashkohen ekspertë, institucione dhe partnerë ndërkombëtarë me qëllimin e përbashkët për ndërtimin e një hapësire digjitale më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Në kushtet e rritjes së vazhdueshme të kërcënimeve kibernetike, bashkëpunimi ndërinstitucional, shkëmbimi i njohurive dhe veprimi i koordinuar mbeten elemente thelbësore për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së shoqërive moderne.

Mesazhi i përbashkët i takimit ishte i qartë: një Ballkan Perëndimor më i sigurt në aspektin kibernetik kontribuon drejtpërdrejt në një Evropë më të sigurt./Malësia.me

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Kongresi i 20 Dhjetorit do të përcaktojë rrugëtimin e ri të BDI-së

Gjyla Halili

Takimi Ahmeti – Taravari, reagon Uzairi: Rini të qetë ASH dhe Arben Taravari janë gjithmonë në rrugën e drejtë dhe në përputhje me kërkesat e shqiptarëve

Gjyla Halili

“Mungesë disipline”! Miletiçi e pranon se ka larguar nga puna 10 shqiptarë!

Gjyla Halili