AKTUALE

Kryeministri Mickoski pjesë e shënimit të 80-vjetorit të shpërnguljes së maqedonasve në Vojvodinë përcjell

Në Novi Sad sot pasdite do të mbahet akademia solemne me rastin e shënimit të 80-vjetorit të shpërnguljes së maqedonasve në Vojvodinë, një ngjarje që përkujton vendosjen e mijëra familjeve maqedonase në këtë krahinë të Serbisë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në manifestimin përkujtimor pritet të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Në akademi do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të maqedonasve në Serbi, si dhe mysafirë nga Maqedonia e Veriut dhe Vojvodina.

Ngjarja organizohet për të nderuar trashëgiminë historike, kulturore dhe identitare të komunitetit maqedonas që u vendos në Vojvodinë para tetë dekadash dhe që ka kontribuar në zhvillimin e rajonit duke ruajtur njëkohësisht lidhjet me vendlindjen.

Banner

Related posts

Maratonë për herë të dytë sot në Kërçovë 

Gjyla Halili

Arlind Huseini dhe Naim Ajdini do të udhëheqin me shtabin politit në Kv. Gam Gam në Tetovë

Gjyla Halili

Rritje dramatike në kërkesat për pasaporta urgjente në shkurt

Gjyla Halili