AKTUALE

Sot fillon votimi jashtë vendit për 105 mijë votuesit e regjistruar për votim me postë

Banner

Sot do të fillojë votimi jashtë vendit për shtetasit jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht për të votuar përmes postës.

Bëhet fjalë për rreth 105 mijë votues, që gjenden në shete të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre është kryesisht në shtete evropiane.

Një ditë më parë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka mbajtur konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ku shërbimi votues i këtij institucioni ishte duke bërë gati pakot e fundit me fletëvotime të cilat do t’ju dërgohen votuesve të regjistruar.

Sipas Elezit, para ditës së mërkurë, KQZ ka përgatitur 75,000 pako individuale dhe ato pritet që të fillojnë të shpërndahen nga data 21 maj, ndërsa rreth 30 mijë të tjera do të dërgohen në aeroport gjatë së enjtes dhe nga aty për t’u nisur jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, çdo pako është individuale dhe secila prej tyre përmban: 1. Udhëzuesin për procedurën e votimit; 2. fletëvotimin; 3. zarfin e fshehtësisë; dhe zarfin kthyes.

Sipas KQZ-së, në çdo dërgesë postare operatori ekonomik ka vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim.

Votimi përmes postës do të përfundojë më 6 qershor, ndërsa KQZ u ka bërë thirje votuesve që të mos presin ditën e fundit për ta dërgar pakon e tyre me fletëvotim, në mënyrë që të arrijë me kohë në kutinë postare dhe më pas të tërhiqet për t’u sjellur në Kosovë për numërim.

Për votimin me postë jashtë Kosovës, KQZ ka funksionalizuar kutitë postare në 22 shtete, si: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mali të Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër. Po ashtu, është funksionale edhe kutia e përhershme postare KQZ-së në Kosovë.

Banner

Related posts

Sot në Kuvend do të mbajnë mbledhje tre komisione

Gjyla Halili

Fushata “Erdhi Dita” dhe në Maqedoni:”A po kopjon BDI, VETVENDOSJEN?

admin

Lloga : E gjithë ardhmëria jonë brenda një fletë votimi, shfrytëzojeni të drejtën e votës!

Gjyla Halili