AKTUALE

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit përcjell

Sot i jepet lamtumira e fundit, Alush Gashit profesor dhe politikan i shquar në Kosovë.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 15:00, në vendlindjen e tij, në varrezat e fshatit Prigodë në Istog.

Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten do të organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, Alush Gashi.

Në njoftimin zyrtar theksohet se mbledhja komemorative mbahet nga ora 11:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK), transmeton Klankosova.tv.

Gashi vdiq më 15 maj në moshën 75-vjeçare.

Banner

Related posts

“Kryeministri shqiptar”, VLEN: Naser Ziberi demantoi tezat e Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Përleshje fizike në Kuvend, deputetja e LSDM thotë se u sulmua nga deputetja e VMRO

admin

Izet Mexhiti: Karshiaka është e vendosur në përkrahje të ndryshimit

Gjyla Halili