AKTUALE

Mevlan Ademi nga protesta në Shkup: “Nuk po shihet fundi i njerëzve – ky zë nuk shuhet, ky zë nuk ndalet”

Banner

Nga protesta studentore në Shkup ka reaguar edhe aktivisti Mevlan Ademi, i cili para turmës së protestuesve deklaroi se pjesëmarrja masive është dëshmi e revoltës dhe mobilizimit të shqiptarëve për të drejtat e tyre.

“Nuk po shihet fundi i njerëzve”, u shpreh Ademi mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të protestuesve.

Ai komentoi edhe reagimet rreth përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar në protestë, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve që ta mbajnë atë edhe më lartë.

“U ankuan për flamurin 🇦🇱 herën e kaluar, ju lus ngriteni më lartë”, deklaroi Ademi.

Në fjalimin e tij, ai iu drejtua edhe policisë, duke kërkuar trajtim të barabartë dhe mbrojtje për protestuesit.

“Polici e dashur, edhe neve duhet të na mbroni. Studentët nga Tirana dhunshëm i dërguan në Kumanovë, protesta është në Shkup”, tha ai.

Ademi theksoi se shqiptarët nuk janë të përkohshëm në këto troje, por popull autokton që kërkon respektim të të drejtave të veta.

“Nuk jemi këtu ardhacakë, jemi autoktonë në vendet tona. Ky zë nuk shuhet, ky zë nuk ndalet. Rroft gjuha shqipe, rroft Kombi shqiptar”, përfundoi ai në protestën që po mbahet në Shkup./Flaka

Banner

Related posts

Drejtori i Diasporës vijon vizitat në xhamitë shqiptare në Zvicër dhe vlerëson organizimin e tyre

Gjyla Halili

Lladrovci: Zbulimet në Kalanë e Vuçakut dëshmojnë për lashtësinë në zemrën e Kosovës

Gjyla Halili

Zëvendësministrja Elfete Ismaili jep dorëheqje pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për t’u larguar nga Qeveria

Gjyla Halili