AKTUALE

“Shqipja është pjesë e identitetit tonë”, Bebe Rexha mesazh për studentët shqiptarë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja e njohur theksoi se gjuha shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe se breza të tërë kanë luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë atë.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, shkroi Bebe Rexha.

Ajo rikujtoi se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.

Në reagimin e saj, këngëtarja iu referua edhe protestës së paralajmëruar të studentëve shqiptarë kundër ndalimit të dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.

“Studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët”, thuhet në mesazhin e saj mbështetës.

Banner

Related posts

U mbajtën garat e Raundit Kombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

BDI heq dorë nga protestat, do të nisë takim me qytetarët

Gjyla Halili

AKI: Tetori po afron! Mobilizimi Kombëtar në maksimum: Referendumi gjithëpopullor do të vulos vullnetin e popullit për rikthim të dinjitetit!

Gjyla Halili