AKTUALE

VLEN: 18,3 milionë denarë për mbështetjen e bizneseve, zejtarëve dhe industrisë përpunuese

Banner

Mbështetja për bizneset e vogla dhe sipërmarrësit vendorë po merr formë përmes masave që ndihmojnë drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli thirrjen publike me 11,34 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarët, ku do të bashkëfinancohen deri në 40 për qind e kostove për pajisje dhe vegla të reja, deri në 200 mijë denarë për aplikues.

Njëkohësisht, janë siguruar edhe 2 milionë denarë për certifikimin e standardeve në industrinë përpunuese, me mbështetje deri në 70 për qind të kostove, si dhe 5 milionë denarë për projekte të përbashkëta mes kompanive dhe universiteteve, me mbështetje deri në 500 mijë denarë për projekt.

VLEN vlerëson se këto masa janë në përputhje me programin për fuqizimin e sipërmarrësisë, bizneseve familjare, inovacionit dhe ekonomisë prodhuese. Investimi në modernizim, standarde dhe bashkëpunim mes biznesit dhe akademisë krijon bazë më të fortë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe vende të reja pune.

VLEN mbetet e përkushtuar për politika që reduktojnë burokracinë, mbështesin sipërmarrësit dhe krijojnë kushte më të favorshme për bizneset, zejtarët, të rinjtë dhe gratë sipërmarrëse.

Banner

Related posts

Amanda Holden shndërrohet në Marilyn Monroe me një nga dukjet e fundit në një festë

admin

LSM bëri thirrje për protestë më 1 Maj për paga më të larta dhe kushte më të mira për punë

Gjyla Halili

Rama: Rruga e re Orikum-Dukat lehtëson qarkullimin drejt bregdetit

admin