AKTUALE

ASH/Sela: Kushtrimi studentor duhet të mbështetet nga çdo shqiptar!

Kushtrimi studentor duhet të mbështetet nga çdo shqiptar!

Protesta e organizuar nga studentët nuk është një protestë e thjeshtë, nga një grup dhe vetëm për një problem. Ajo është inicuar nga shtresa më e fuqishme e shoqërisë tonë, ndërsa duhet të përkrahet nga të gjithë shqiptarët. Kjo është një kauzë për Gjuhën Shqipe, për Identitetin dhe Dinjitetin tonë Kombëtar.
Të dashur anëtarë, aktivistë, mbështetës të subjektit tonë e ju qytetarë pa dallime partiake.
T’i japim mbështetje zërit studentor, një zë që historikisht ju ka prirë proceseve më të rëndësishme dhe arritjeve historike të popullit tonë. Të dalim në mbrojtje të të drejtave tona që i fituam me gjak dhe me shumë mund, punë e sakrificë, e të dëshmojmë se jemi të zot të vetes dhe jo të nënshtruar!

Më 18 Maj, të gjithë në #Protestë
#MeStudentët #PërDrejtësi #PërGjuhën #PërDinjitet

– Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar

Banner

Related posts

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM KRYETARIN E QENDRAVE ISLAME SHQIPTARE NË GJERMANI

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Komuniteti Shqiptar i Miçiganit, me unitet arriti suksese si asnjëherë më parë

admin

Mexhiti: Në fund të 2024, ose fillim të 2025, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jetë në procedurë parlamentare

Gjyla Halili