AKTUALE

Zef Berishaj: Sakrifica e dëshmorëve, udhërrëfyes për të ardhmen

Banner

Në kuadër të shënimit të 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, ka përcjellë një mesazh përkujtimor dhe vlerësues për heronjtë dhe dëshmorët e kombit.

Në mesazhin e tij, ai shprehu mirënjohje dhe përulësi të thellë ndaj sakrificës së tyre, duke theksuar se dëshmorët mbeten udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Sipas tij, ata janë drita që ndriçon rrugën e kombit dhe burim frymëzimi në përballje me sfidat e kohës.

“Me sakrificën e tyre sublime, ata na dhuruan lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë në vendin tonë. Sot, më shumë se kurrë, përulemi me respekt para veprës së tyre dhe ndiejmë përgjegjësinë për të çuar përpara idealet që lanë pas,” thuhet në mesazhin e tij.

Më tej, Zef Berishaj thekson se nderimi ndaj dëshmorëve nuk duhet të mbetet vetëm në kuadër të përkujtimit simbolik, por të shndërrohet në angazhim të përditshëm për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.

Në përfundim të mesazhit, ai ka shprehur nderimin më të lartë për figurën e dëshmorëve me thirrjen: “Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit!”.

Ja postimi plotë:

Në emër të kryetarit të shoqatës “Jehona e Malësisë”, shprehim mirënjohjen dhe përulësinë tonë më të thellë ndaj heronjve dhe dëshmorëve të kombit.
Ata janë drita që ndriçon rrugën tonë dhe frymëzimi që na mban të fortë në çdo sfidë. Me sakrificën e tyre sublime, na dhuruan lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë në vendin tonë.
Sot, më shumë se kurrë, përulemi me respekt para veprës së tyre dhe zotërohemi nga përgjegjësia për të çuar përpara idealet që ata lanë pas. Nderimi për ta nuk është vetëm kujtim, por angazhim i përditshëm për një të ardhme më të mirë.
Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit! 🇦🇱

Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”,
Zef Berishaj

Banner

Related posts

Bekteshi: Besoj se vitin do ta përfundojmë me inflacion prej 7.1%

admin

E kujt është ASH-ja? -Lloga: Unë jam Sekretar i Përgjithshëm tek të dyja anët

Gjyla Halili

Në Michigan organizohet “Nata e Lahutarëve” nga Shoqata “Malësia e Madhe”

Gjyla Halili