AKTUALE

BDI: Pse jo koalicionim qeveritar me VMRO-DPMNE, por me kushte

Banner

Zëvendëskryeministri Artan Grubi nga radhët e BDI-së, Artan Grubi i pyetur në emisionin 360 gradë në TVM1 se sa ka gjasa që pas zgjedhjeve të formohet qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Grubi sërish thekson si kusht mbështetjen për amendamentet kushtetuese.

“Nëse VMRO-DPMNE i miraton ndryshimet kushtetuese para formimit të qeverisë, pse jo. Nëse është reformuar mjaftueshëm, nëse ka orientim evropian, nëse dëshmon se është e gatshme të sakrifikoj për të ashtuquajturin rejting të saj për të mirën e shtetit, ashtu siç bëri LSDM në të kaluarën, atëherë-Po, meriton një shans”, theksoi Grubi.

Sipas tij, nëse ai mbetet i atij qëndrimi se as para as pas, as në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë çfarë do të kërkonte BDI në një qeveri të tillë apo në një qeveri me partner që sheh zgjidhje alternative për BE-në.

“Në BDI nuk ka alternativë. BE-ja, NATO-ja dhe miqësia strategjike me SHBA-në nuk ka alternativë. Ne nuk mund ta gjejmë veten në partneritet me të majtën, me Janko Baçevin, me forcat pro-ruse, me një agjendës pro-ruse në shtet”, deklaroi Grubi.(INA)

Related posts

Bilall Kasami e la qendrën e Tetovës në gjendje katastrofike

Gjyla Halili

Xhaferi – Jaqimovic: Marrëdhënie të afërta dhe bashkëpunim në funksion të ndërtimit të një ardhmërie më të sigurt dhe më prosperuese për të dyja vendet

Gjyla Halili

Komisioni Evropian fton Shkupin dhe Athinën t’i përmbahen marrëveshjes për ndryshimin e emrit

Gjyla Halili