
Në përkujtim të Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, realizoi homazhe në disa lokacione për të nderuar dëshmorët e kombit shqiptar.
Fillimisht, Ahmeti bëri homazhe në Kompleksin “Nëna Shqiptare” në Kërçovë, si dhe pranë varrit të bashkëluftëtarit dhe bashkëveprimtarit Gafurr Zendeli, duke shprehur respekt të thellë për sakrificën e tij dhe të gjithë dëshmorëve.
Më pas, ai vendosi kurora lulesh edhe pranë varreve të dëshmorëve Beqir Limani dhe Ruzhdi Veliu, duke kujtuar me përulësi veprën dhe kontributin e tyre për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
Ahmeti theksoi se kjo ditë me peshë të veçantë historike shërben si kujtesë se liria dhe dinjiteti që gëzojnë sot qytetarët janë fryt i gjakut dhe përkushtimit të dëshmorëve ndër vite.
Ai nënvizoi se kujtimi i tyre mbetet i gjallë dhe frymëzim i përhershëm për brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë, për të vazhduar rrugën e tyre me dinjitet dhe përgjegjësi.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!
Ja postimi plotë:
Në këtë ditë të veçantë, 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, bëra homazhe me nderim të thellë edhe pranë varreve të Beqir Limanit dhe Ruzhdi Veliut.
Me përulësi kujtova veprën dhe sakrificën e tyre të madhe për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Ata mbeten shembull i përjetshëm i guximit dhe përkushtimit ndaj atdheut.
Kujtimi i dëshmorëve tanë është obligim dhe frymëzim për të vazhduar rrugën e tyre me dinjitet e përgjegjësi.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!













