AKTUALE

Ali Ahmeti homazhe dhe kurora lulesh për dëshmorët e atdheut Beqir Limani dhe Ruzhdi Veliu

Banner

Në përkujtim të Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, realizoi homazhe në disa lokacione për të nderuar dëshmorët e kombit shqiptar.

Fillimisht, Ahmeti bëri homazhe në Kompleksin “Nëna Shqiptare” në Kërçovë, si dhe pranë varrit të bashkëluftëtarit dhe bashkëveprimtarit Gafurr Zendeli, duke shprehur respekt të thellë për sakrificën e tij dhe të gjithë dëshmorëve.

Më pas, ai vendosi kurora lulesh edhe pranë varreve të dëshmorëve Beqir Limani dhe Ruzhdi Veliu, duke kujtuar me përulësi veprën dhe kontributin e tyre për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Ahmeti theksoi se kjo ditë me peshë të veçantë historike shërben si kujtesë se liria dhe dinjiteti që gëzojnë sot qytetarët janë fryt i gjakut dhe përkushtimit të dëshmorëve ndër vite.

Ai nënvizoi se kujtimi i tyre mbetet i gjallë dhe frymëzim i përhershëm për brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë, për të vazhduar rrugën e tyre me dinjitet dhe përgjegjësi.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

Ja postimi plotë:

Në këtë ditë të veçantë, 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, bëra homazhe me nderim të thellë edhe pranë varreve të Beqir Limanit dhe Ruzhdi Veliut.

Me përulësi kujtova veprën dhe sakrificën e tyre të madhe për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Ata mbeten shembull i përjetshëm i guximit dhe përkushtimit ndaj atdheut.

Kujtimi i dëshmorëve tanë është obligim dhe frymëzim për të vazhduar rrugën e tyre me dinjitet e përgjegjësi.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

Related posts

Lladrovci përgëzon Agim Ademin për mandatin e ri në krye të FFK-së

Gjyla Halili

Xhemail Jusufi: Dështimet e Kasamit nuk kan të numëruar, Tetova nuk duron përbuzje më 8 Maj do ta japin vulën e fitores për Frontin Europian

Gjyla Halili

100 gjoba në Shkup, 23 vozitës pa patentë shoferi

Gjyla Halili