AKTUALE

Ali Ahmeti pritet në takim nga Ardian Gjini: Diskutojnë rëndësinë e forcimit të faktorit politik shqiptar

AAK pret në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, theksohet nevoja për forcimin e faktorit politik shqiptar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar një takim vëllazëror në selinë e saj me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti u prit nga nënkryetarët e Aleancës, Ardian Gjini dhe Besnik Tahiri, si dhe nga anëtari i kryesisë, Daut Haradinaj.

Gjatë takimit u vlerësua lart kontributi i Ahmetit në të gjitha proceset që kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe roli i tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë në rëndësinë e forcimit të faktorit politik shqiptar në të gjitha hapësirat ku jeton kombi shqiptar.

Banner

Related posts

Bajrami dhe Lika do të drejtojnë shtabin politik në KV. Teqe në Tetovë

Gjyla Halili

Aksident në Itali, humbin jetën 4 të rinj, 3 prej tyre nga Maqedonia e Veriut

admin

Rama e nis ditën me lajmin e mirë, fisha diabeti falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

admin