AKTUALE

Jusuf Abdija u zgjodh kryetari i nëndegës Lagja Korabi, në kuadër të Degës së BDI-së në Gostivar.

Ai është Magjistër i Shkencave Juridike dhe i punësuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Gostivar. Me përvojë në sistemin gjyqësor, ai dallohet për përkushtimin ndaj ligjit dhe punës profesionale. Njëkohësisht, është aktivist i hershëm i Bashkimit Demokratik për Integrim me angazhim të vazhdueshëm në jetën shoqërore dhe politike.

Për zgjedhjen e kryetarit, në kuvendin e nëndegës në Lagjen Korabi pati disa kandidatë të propozuar. Më i votuari prej tyre ishte Jusuf Abdija, i cili mori besimin për udhëheqjen e nëndegës në Lagjen Korabi. Të gjithë kandidatët e tjerë, sipas renditjes së votave, morën përgjegjësi në kryesinë e nëndegës, si nënkryetarë dhe sekretar.

#Bashkë #BDI

Banner

Related posts

Musa Xhaferi: Fronti Europian është një ortek që vërshon përpara

Gjyla Halili

Florim Besimi: Jemi dënuar padrejtësisht për spitalin modular, kemi qenë kundër ndërtimit

Gjyla Halili

Xhevat Selami shef i shtabit të Lëvizjes Demokratike në Çair

Gjyla Halili