AKTUALE

13 DHJETORI, DITA E THEMELIMIT TË KOMUNËS SË SARAJIT

Banner

Të gjithë qytetarëve të Komunës së Sarajit, u urojmë 28 vjetorin Ditën e themelimit të Komunës, me dëshirat më të sinqerta që ky institucion të vazhdojë të mbrojë interesat e tyre jetike duke ofruar ndihmën e saj institucionale në ç’do fushë të jetës.

Komuna e Sarajit, po ecë me hapa të sigurtë në ndërtimin e saj institucional me qëllim që të jetë sa më afër qytetarëve për të përmbushur detyrat dhe obligimet që ka për mirëqenien e tyre.

Jemi të përballur me sfida të mëdha por falë bashkëpunimit tonë të ndërsjelltë, besojmë se do ia dalim me sukses.
Komuna e Sarajit është institucioni i vetëm dhe servisi i vetëm për nevojat e qytetarëve të saj.

Me këtë rast, falemderim i veçantë shkon edhe për administratën dhe Këshillin komunal, për punën e pakursyer që bëjnë ç’do ditë për të shtuar besimin dhe rregulluar jetën e qytetarëve.
Vetëm në këtë mënyrë, vendbanimet tona mund ti bëjmë mjedise më të rehatshme për tu jetuar.

Mbarësi dhe shëndet për të gjithë!

Me respekt,
Komuna e Sarajit
u.d Kryetar, Ilas Veseli

***

Related posts

“Ka bisedime edhe me Taravarin”, Fronti Europian-Fronti Kombëtar do të dalë në zgjedhje me lista të përbashkëta

Gjyla Halili

Me armë me vete? Ami dhe fëmijët ndalohen nga policia në aeroport

Gjyla Halili

Jakimovski: Zgjedhjet e sotme ishin të qeta dhe dinjitoze, vërejtje për votimin e diasporës

Gjyla Halili