AKTUALE

Jusuf Abdija u zgjodh kryetari i nëndegës Lagja Korabi, në kuadër të Degës së BDI-së në Gostivar.

Ai është Magjistër i Shkencave Juridike dhe i punësuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Gostivar. Me përvojë në sistemin gjyqësor, ai dallohet për përkushtimin ndaj ligjit dhe punës profesionale. Njëkohësisht, është aktivist i hershëm i Bashkimit Demokratik për Integrim me angazhim të vazhdueshëm në jetën shoqërore dhe politike.

Për zgjedhjen e kryetarit, në kuvendin e nëndegës në Lagjen Korabi pati disa kandidatë të propozuar. Më i votuari prej tyre ishte Jusuf Abdija, i cili mori besimin për udhëheqjen e nëndegës në Lagjen Korabi. Të gjithë kandidatët e tjerë, sipas renditjes së votave, morën përgjegjësi në kryesinë e nëndegës, si nënkryetarë dhe sekretar.

#Bashkë #BDI

Banner

Related posts

Lloga me porosi ndaj Mickoskit: Reforma në drejtësi duhet të nisë nga Gjykata Supreme

Gjyla Halili

Taravari: O Izet, Blerandi është biri i Sarajit, Blerandi nuk është bedel i Mickovskit

Gjyla Halili

LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE

Gjyla Halili