AKTUALE

Lloga me porosi ndaj Mickoskit: Reforma në drejtësi duhet të nisë nga Gjykata Supreme

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit për reforma në sistemin gjyqëso.

Nëse Mickoski dhe qeveria synojnë reformë reale në sistemin gjyqësor, Krenar Lloga thotë se ajo duhet të fillojë nga Gjykata Supreme duke referuar shume raste të sidkutueshme të kësaj gjykate në të kaluarën.

Sipas tij, pikërisht aty duhet të kërkohen rastet më të rënda të korrupsionit dhe abuzimeve, duke përmendur anulime vendimesh, rigjykime të dyshimta dhe marrëveshje financiare të kontestuara.

Ai ngriti shqetësime edhe për manipulim të sistemit AKMIS, si dhe për humbjet milionëshe që shteti pëson në Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Lloga thekson se pa adresuar këto probleme, çdo reformë në drejtësi rrezikon të mbetet vetëm në letër.

Banner

Related posts

Nikollë Camaj: Të lëmë mënjanë debatet dhe të mbrojmë Malësinë

Gjyla Halili

Pyetje deputetësh në Kuvend, përplasje për Ligjin e Gjuhëve

Gjyla Halili

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë vendvotimet janë hapur me kohë

Gjyla Halili