AKTUALE

Marash Dukaj: Malësia i jep lamtumirën e fundit Dodë Ivanajt

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen tragjike nga jeta të Dodë Ivanajt, i cili humbi jetën pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ditë zie, kur Malësia i jep lamtumirën e fundit Dodës, dhimbja për humbjen e tij ndihet te familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit, si dhe në mesin e diasporës shqiptare.

Dukaj ka ndarë mesazhin e tij të ngushëllimit për familjen Ivanaj, duke shprehur solidaritetin në këto momente të rënda.

Ngushëllime familjes Ivanaj dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Dodën. U prehtë në paqe!

Ja postimi plotë:

Sot, në Malësi, i japim lamtumirën e fundit Dodë Ivanajt, të riut që humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ikja e tij e parakohshme është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjen, të afërmit, miqtë por për mbarë Malësinë e Diasporën tonë.

Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjen Ivanaj dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

U prehsh në paqe, Dodë🙏🏼

Banner

Related posts

KRYETARI I PRISHTINËS PERPARIM RAMA NDERON NËNËN E UÇK-SË, NËNË STANËN

Gjyla Halili

Ekipi menaxhues i MEPSO-s në teren, viziton trafostacionet të cilët së shpejti do të rikonstruohen dhe modernizohen

Gjyla Halili

BDI: Kërkesë urgjente për dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme

Gjyla Halili