
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sot tha se ai pajtohet me idenë e kryetares së vendit Gordana Siljanovoska-Davkova që bëhen ndryshime ligjore për shtetësinë për t’ua ndaluar anëtarëve të qeverisë e kryetarit të vendit shtetësinë e dyfishtë, pos anëtarëve të kuvendit, nëse një gjë e tillë është e mundur me kushtetutë.
“Nëse ekspertët ligjorë, ekspertët e së drejtës kushtetuese thonë se nuk ka problem, atëherë unë e mbështes absolutisht këtë. Unë nuk kam shtetësi të dyfishtë, e as nuk kam ndërmend që të kem shtetësi të dyfishtë. Shtetësia ime është maqedonase, dhe po, le të zgjerohet nëse ligji dhe Kushtetuta e lejojnë”, iu tha sot Mickoski gazetarëve.
Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova javën e kaluar doli kundër shtetësisë së dyfishtë për anëtarët e kuvendit e të qeverisë, e poashtu edhe për personin që e mbanë postin e kryetarit të vendit.
Ajo u tha mediave vendore se ky ndalim duhet që të rregullohet me ligj, duke iu bashkëngjitur kështu qëndrimeve të LSDM-së, e cila me propozimet e saja ndaj atyre të VMRO-DPMNE, tha se ndalimi duhet që të vlejë për deputetët, qeveritarët, përderisa partia e Hristijan Mickoskit, ka propozuar që ky ndalim të bëhet vetëm për deputetët, dhe ata të kuvendit të ardhshem e jo të tashëm.
Javën e kaluar, LSDM tha se VMRO-DPMNE e ka tërhequr nga kuvendi propozimin e saj për ndalim shtetësie vetëm për deputetët e kuvendit të ardhshëm për konsultime më të detajuara me ekspertët ligjor e kushtetutes.
LSDM kishte propozuar që ndalimi për shtetësisë së dyfishtë të bëhej me ligj për deputetët aktual por edhe për anëtarët e qeverisë, që nuk është propozuar fillimisht nga VMRO-DPMNE e Mickoskit.
