AKTUALE

40 minuta pritje për dalje nga Maqedonia nga vendkalimi Bogorodicë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

“Dendësia e komunikacionit jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM Maqedoni.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

Ziberi: Shqiptarët nuk kanë patur aq shumë pushtet sikurse këto katër vite

Gjyla Halili

Fronti Europian hap shtabin në Tetovë, Demiri: “Liderët tanë tejkaluan vetë-vetën dhe i bashkuan shqiptarët për të ardhmen evropiane”

Gjyla Halili

Gold AG krah të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Iliridë na fali Zoti

Gjyla Halili

Leave a Comment