AKTUALE

Arrestohet Muhamed Sejdini, ja sa para ka keqpërdorur

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, është arrestuar në një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të realizuar në koordinim me Prokurorinë Publike, mëson “Skopje1” nga burime brenda hetimit.

Sipas informacioneve fillestare, ai dyshohet për përvetësimin e rreth 700.000 eurove, mjete këto të ndara nga UEFA për FFM-në, të dedikuara për mbështetjen dhe ndërtimin e tribunës në Ohër.

Jozyrtarisht, dyshimet për keqpërdorime janë konstatuar pas ardhjes së udhëheqësisë së re të federatës, pas së cilës rasti është denoncuar në institucionet kompetente.
Hetimet janë në vijim e sipër, ndërsa nga institucionet deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth rastit.

Banner

Related posts

Sot në Kuvend do të mbajnë mbledhje tre komisione

Gjyla Halili

Sinishtaj pas takimit me Princin Leka Zogu II:”Me persona intelektual, parimor dhe atdhetar siç është Princ Leka II, avancimi i kombit dhe atdheut është i garantuar”

admin

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga tha se rezultati i zgjedhjeve të 8 majit do të jetë fillimi i vërtetë i përplasjeve të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni.

Gjyla Halili