AKTUALE

Arrestohet Muhamed Sejdini, ja sa para ka keqpërdorur

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, është arrestuar në një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të realizuar në koordinim me Prokurorinë Publike, mëson “Skopje1” nga burime brenda hetimit.

Sipas informacioneve fillestare, ai dyshohet për përvetësimin e rreth 700.000 eurove, mjete këto të ndara nga UEFA për FFM-në, të dedikuara për mbështetjen dhe ndërtimin e tribunës në Ohër.

Jozyrtarisht, dyshimet për keqpërdorime janë konstatuar pas ardhjes së udhëheqësisë së re të federatës, pas së cilës rasti është denoncuar në institucionet kompetente.
Hetimet janë në vijim e sipër, ndërsa nga institucionet deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth rastit.

Banner

Related posts

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, priti në takim Nuncin Apostolik

Gjyla Halili

Kovaçevski: Milloshoski ta vendos në rend dite ligjin për masa kufizuese

Gjyla Halili

7 Marsi/Agim Nuhiu homazhe në vendprehjen e Abdilaqim Ademi

Gjyla Halili