
Düsseldorf – Kryetari i Nderit i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, Florim Useini, mori pjesë në panelin “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”, ku u prezantua potenciali ekonomik i vendit dhe mundësitë konkrete për investitorët ndërkombëtarë.Ngjarja u organizua nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Wirtschaftsclub Düsseldorf, duke mbledhur përfaqësues institucionalë dhe afaristë nga vende të ndryshme.Në këtë aktivitet, Useini ishte i pranishëm së bashku me filantropin Lazim Destani, duke kontribuar me perspektivën e tij nga rrjetet e biznesit në diasporë.Gjatë diskutimeve, ai theksoi rëndësinë e informimit të drejtpërdrejtë mbi kushtet që ofrohen për investitorët, duke përfshirë lehtësimet aktuale, nivelin e sigurisë për investime dhe sektorët prioritarë për zhvillim.Useini vlerësoi se potenciali ekonomik i Maqedonisë së Veriut është i konsiderueshëm, por nënvizoi se institucionet duhet të veprojnë më konkretisht dhe me më shumë dinamizëm për ta promovuar vendin në arenën ndërkombëtare.“Potenciali ekziston dhe nuk duhet humbur shpresa. Megjithatë, në kushtet e ekonomisë globale, vonesat në veprim mund të kenë kosto të lartë,” u shpreh ai.Gjatë qëndrimit në Düsseldorf, ai pati gjithashtu takime me përfaqësues të institucioneve dhe komunitetit të biznesit, ndër ta Zëvendëskryeministrin e Parë Bekim Sali dhe Ambasadorin Ylber Sela.Sipas Useinit, aktivitete të tilla janë të rëndësishme për forcimin e dialogut mes institucioneve dhe biznesit, si dhe për krijimin e urave të bashkëpunimit që mund të çojnë drejt investimeve konkrete dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.Ja postimi plotë:Düsseldorf – një diskutim i drejtpërdrejtë për investimet dhe mundësitë ekonomike.Dje, në Düsseldorf mora pjesë në panelin “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”, ku u prezantua potenciali ekonomik i vendit dhe mundësitë që ofrohen për investitorët e huaj nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për çështjet Evropiane z. Bekim Sali, nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë Veriore me ambasador Ylber Sela, Ambasadës Gjermane në Maqedoni dhe Wirtschaftsclub Düsseldorf.
Në këtë aktivitet isha së bashku me Filantropin Lazim Destanin, duke marrë pjesë nga këndvështrimi im si Kryetar Nderi i Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore.Për mua ishte me rëndësi të dëgjoj nga afër se çfarë ofrohet konkretisht për investitorët, cilat lehtësime ekzistojnë sot krahasuar me të kaluarën dhe çfarë niveli sigurie dhe garancie u ofrohet investimeve të reja. Gjithashtu ishte me interes të kuptoj se për çfarë profile investitorësh dhe për cilët sektorë ka më shumë interes nga ana e institucioneve.Prej kohësh kam insistuar dhe kam lobuar që potenciali ekonomik i vendit të prezantohet më fuqishëm para investitorëve ndërkombëtarë. Shpesh kam hasur në vesh të shurdhër dhe në një pasivitet të theksuar nga promotorët shtetërorë dhe institucionet ekonomike. Pikërisht për këtë arsye dëshiroja të jem prezent dhe të shoh nga afër nëse ka ndryshime dhe qasje të re.Potenciali ekziston dhe është i madh. Nuk duhet humbur shpresa dhe nuk duhet parë çdo gjë negativisht sepse në çdo proces zhvillimi duhet kohë. Megjithatë jam i bindur se tani është momenti që shteti të ofrojë më shumë dhe të veprojë më konkretisht, sepse në ekonominë e sotme vonesat shpesh kushtojnë shtrenjtë.Gjatë mbrëmjes pata kënaqësinë të takoj dhe të shkëmbej mendime me shumë pjesëmarrës. Ndër ta ishte nder me zv.kryeministrin Bekim Sali, Ambasadorin Ylber Sela, Zekerija Berisha, Furkan Abdula. Po ashtu pata rastin të njihem me Dr. Hartmut Franzel, të përshëndes bashkëvendësin tim Meriton Ljutfiu dhe shumë personalitete afarist shqiptar dhe Gjerman që ishin prezent.Takime të tilla padyshim krijojnë mundësi për dialog të drejtpërdrejtë mes institucioneve dhe biznesit dhe janë të nevojshme për të ndërtuar ura bashkëpunimi që në të ardhmen mund të sjellin investime konkrete dhe zhvillim ekonomik.







